Aktualitet

24 Shkurt 2021, 21:37 Nga DOSJA

TIRANË– Zëvendës drejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka folur rreth situatës së vaksinimit në vendin tonë.

I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, Ulqinaku tha se deri më tani me dy doza vaksinash janë vaksinuar gjithsej 800 persona ndërsa vetëm një dozë e kanë marrë rreth 8 mijë. Ulqinaku tha se shkalla e refuzimit tek personat është thuajse zero dhe kjo sipas tij është një dëshmi e punës së mirë e Institutit të Shëndetit Publik.

Vaksina me dy doza nuk janë bërë më tepër se 800 individë, ndërsa për një dozë 8 mijë individë. Ne mundohemi të administrojmë. Ne mundohemi të organizojmë dhe të mos na shkojnë dozat vend edhe të bëjmë një proporcion shëndetësorë që individët ta marrin. Shkalla e refuzimit është thuajse zero, kjo tregon dhe një civilizim shumë të mirë. Ne si punonjës të shëndetit publik kemi bërë një punë shumë të mirë, të paktën në këtë drejtim”, tha mjeku.

Ndër të tjera, Ulqinaku theksoi se fillimisht do vaksinohet grup-mosha mbi 80 vjeç, ndërsa shtoi se situata do të vijë duke u përmirësuar.

Do vaksinohet mosha mbi 80 vjeç. Varet edhe nga ekspozimi i personit ndaj ambientit të jashtëm. Këtë grup-moshë e kemi lënë në dorë të mjekut të familjes. Ajo që dihet është se kjo grup-moshë do të vaksinohet para moshave disi më të reja. Jemi në ditët e fundit të shkërmosjes së kësaj kolere. Situata do të vijë duke u lehtësuar, besoj se do të ketë nën 1000 raste në muajin mars”, u shpreh Ulqinaku.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 20:10

TIRANË-Historiani dhe akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt, i ftuar në një lidhje   direkte nga Viena, për ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta, ka folur në...