Aktualitet

Pipero jep shpresë: Nga fundi i marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve. Tregon se kur mund t’i vijë fundi

24 Shkurt 2021, 21:04 Nga DOSJA
Pipero jep shpresë: Nga fundi i marsit do të kemi një rënie

TIRANË-Mjeku Pëllumb Pipero ka folur së fundmi rreth situatës së pandemisë ku ka thënë se nga fundi i mujait mars numri i infeksioneve me Covid-19 mund të ulet. 

I ftuar në emisionin” RealStory”tha se është ënde herët për të folur për efikasitetin e vaksinës dhe sipas tij që të kuptohet nëse vaksina ka dhënë efekt duhet të vaksinohen gjysma e popullsisë. Teksa ëhstë pytur se ku mund ta kuptojmë se se pandemisë po i ven fundi, Pipero ka thënë se ka disa indikatorë, ku sipas tij, me i rëndësishëm është rënia e të shtruarve në spitale.

Pjesë nga Biseda: 

Pyetje: Efekti i vaksinës?

Pëllumb Pipero: Ka raste te tjera në botë të infektuar pas marrjes së vaksinës. Falë marrjes së dozës së vaksinës kam kaluar më lehtë. Është ënde herët që të flasim për efikasitetin e vakinës. Numri i personave të vaksinuar duhet të jetë mbi 60%. Ky virus ende ka një qarkullim të madh. Efikasiteti i saj po ndihet nga dita në ditë.  Sa i takon numrit të rënieve të shtruarve në spitale, në ditët e para të kësaj pandemie, hospitalizoheshin për shkak të pasigurisë. Shpresojmë  që ekspozimi dhe vaksinimi do të japin shumë shpejt rezultatet. Nga fundi i Marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve.

Pyetje: Sinjali që mund të jemi drejt rënies së pandemisë?

Pëllumb Pipero: Ka disa indikatorë, tregues kryesorë duhet të jetë numri i rasteve të reja të infektuar dhe numri i rasteve të reja të shtruar në spital. Por indikatori më i rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 20:10

TIRANË-Historiani dhe akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt, i ftuar në një lidhje   direkte nga Viena, për ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta, ka folur në...