Aktualitet

24 Shkurt 2021, 20:10 Nga DOSJA

TIRANË-Historiani dhe akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt, i ftuar në një lidhje   direkte nga Viena, për ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta, ka folur në lidhje me shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësimin e kryeministrit Rama.

Ai është shprehur se kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të futet në mes të negociatave me Aleksandër Vuçiç për territorin e Kosovës. Po ashtu ka shtuar se në rast se do të ndodhë shkëmbimi atëherë popullsia do të jetë e humbur.

Gjithashtu ai është shprehur se Shqipëria nuk është mëmëdheu i shqiptarëve në Kosovë. Sipas tij, dy vendet thjesht kanë një kulturë të përbashkët, ashtu siç e kanë shumë vende të tjera në Evropë.

Adi Krasta: Si e keni ndjekur shkëmbimin e territoreve midis zotërinjve Vuçiç, Thaçi dhe Rama. Në një ombrellë dëshirash sipas kritikëve të treve dhe te atyre që merren edhe me teori konspiracioni por edhe të atyre që lexojnë atë që ndodh si mbas një avokature të një poli shumë të rëndësishëm në botë që është ai i zotit Sorros.

Më lejoni t’ua bëj pyetjen shqiptarçe. Në këtë mes, do të kishte një humbës? Do të kishe një fajtor? Nëse do të kishte kush do të ishte?

Shcmitt: Humbësi do të jetë pa dyshim e gjithë popullsia sepse unë mendoj që e ardhmja e Ballkanit do të jetë brenda Evropës. Por më lejoni të bëjë disa vërejte. Në radhë të parë unë mendoj që Shqipëria nuk është mëmëdheu i shqiptarëve në Kosovë. Kosova është shteti i dytë shqiptar dhe unë nuk mendoj që Shqipëria duhet të mbrojë interesin e kosovarëve. Kjo është e qartë, i takon qeverisë në Prishtinë d.mth, unë nuk kuptoj pse Kryeministri i Shqipërisë mund të hyjë në negociatat me Kryeministrin e Serbisë. Mendoj që kosovarët dinë shumë më mirë sesa politikanët në Tiranë se kush është Vuçiç. Vuçiç është propagandisti i politikës ‘Serbisë së madhe’. Në vitet ‘90 ai ka përkrahur dhe krimet e bëra nga qeveria e Millosheviçit. Kjo është vërejtja e dytë që negociatat duhen të jenë drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit. Është e qartë që Beogradi deri tani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kusht themelor për negociatat. D.m.th unë mendoj kjo është pikëpamja ime personale që Shqipëria të kuptoj pozitën dhe interesin e kosovarëve. Mendoj qe negociatat pa kosovarët nuk mund të kryhen edhe në interesin e Shqipërisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet oliver jens schmitt oliver jens schmitt flet per ramen oliver jens schmitt oliver jens schmitt flet per ramen

Sondazh

Poll