Aktualitet

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinën e biznesmenit, identifikohen bas

24 Shkurt 2021, 20:09 Nga DOSJA
Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi,

TIRANËDosja.al ka mësuar se dy bashkëpunëtorët e Gjergj Cukali që u arrestuan ditën e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz,  janë dy vëllezërit  Enver dhe Edmond Jakimi. 

Burime bëjnë me dije se këto dy të fundit të cilët janë arrestuar në Qerret, ndërkohë Cukali, i cili dyshohet se ka pasur rolin e porositësit është arrestuar në ‘Myslim Shyr’ Ata kanë janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së vilës së Gjon Memës në Kamëz, sakaq dyshohet se mes Gjon Menës dhe autorëve shkak i konfliktit ka qenë prishja e pazareve të drogës. 

Burime bëjnë me dije se autorët, e kanë vendosur eksplozivin në makinë vetëm pak para se Mena të futej brenda automjetetit.

Por kur ai është afruar te automjeti ai ka shtypur pultin për të hapur derën dhe në këtë moment ka ndodhur shpërthimi duke evituar një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa më të rënda. Nga shpërthimi Mema mbeti i plagosur në gjymtyrë. 

Sot Cukali u vu në pranga. Bashkë me të janë vënë në pranga edhe dy vëllezërit. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet enver dhe edmond jakimi arresyohet gjergj cukali shperthen makina ne kamez arrestohet enver dhe edmond jakimi arresyohet gjergj cukali shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll