Bota

Parlamenti në Izrael merr vendim, do të zbulohet identiteti i personave që nuk kanë marrë vaksinën

24 Shkurt 2021, 21:18 Nga DOSJA
Parlamenti në Izrael merr vendim, do të zbulohet identiteti i

IZRAEL- Parlamenti në Izrael, ditën e sotme ka autorizuar një ligj, ku i jep mundësi  Ministrisë së Shëndetësisë të zbuloj identitetin e personave që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas CNN, ligji, i miratuar me 30 vota pro dhe 13 kundër, iu jep autoriteteve lokale, drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe disa anëtarëve të Ministrisë së Çështjeve Sociale mundësinë për të marrë emrat, adresat dhe numrat e telefonit të njerëzve që nuk janë vaksinuar .

“Qëllimi i këtij ligji, i cili është i vlefshëm për tre muaj ose deri në fund të pandemisë, është “të lejojë këto organizata të inkurajojnë qytetarët të vaksinohen duke iu drejtuar atyre personalisht,”-sipas një deklarate parlamentare.

Por, ky ligj  kritikohet nga një pjesë e popullsisë që e sheh atë si një formë diskriminimi ndaj personave që nuk janë vaksinuar.

Izraeli u ka dhënë dy doza të vaksinës Pfizer / BioNTech tre milion njerëzve, ose pothuajse një të tretën e popullsisë me rreth nëntë milion. Izraeli rihapi qendrat tregtare dhe dyqanet për të gjithë popullsinë të Dielën. Megjithëse disa vende janë të hapura për të gjithë, ndërsa disa të tjera janë vetëm për njerëzit që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.

Që prej fillimit të pandemisë në Izrael janë shënuar  760,000 raste infektimi dhe aknë ndërruar jetë  5,600 persona.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael vaksinimi ne izrael izrael vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll