Aktualitet

Nard Ndoka mban ‘peng’ marrëveshjen/ Duka, Roshi, Mediu dhe Shehu në takim me Bashën në selinë e PD

24 Shkurt 2021, 19:27 Nga DOSJA
Nard Ndoka mban ‘peng’ marrëveshjen/ Duka, Roshi, Mediu dhe

TIRANË- Teksa kreu  kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka refuzuar të firmosë marrëveshjen për të marrë pjesë në një listë të përbashkët me Bashën dy nga aleatët e këtij të fundit  Fatmir Mediu dhe Agron Duka janë rikthyer mbrëmjen e sotme sërish në selinë e PD-së.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të dy kanë hyrë pak më parë në zyrën  e kryedemokratit pak orë para skadimit të afatit për dorëzimin e marrëveshjes për koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit.

Të  dy aleatët kërkojnë që logoja e partive të tyre të përfshihet poshtë emrit të koalicionit. Mediu ka qëndruar disa minuta, ka dalë dhe më pas u rikthye sërish.

Po ashtu tek zyra e kryedemokratike dhe përfaqësuesi i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu. Ndërkohë Nard Ndoka deri më tani nuk ka panuar që të firmosë marrëveshjen. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll