Aktualitet

Arrestimet për tritolin në Kamëz, mes tyre Gjergj Cukali, i forti i ‘Myslym Shyrit’, i dënuar për vrasje. 42-vjeçari e

24 Shkurt 2021, 18:08 Nga DOSJA
Arrestimet për tritolin në Kamëz, mes tyre Gjergj Cukali, i forti

TIRANË- Gjergj Cukali është një nga tre të arrestuarit në lidhje me atentatin e mbetur në tentativë ndaj Gjon Menës në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt. 

Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi në 2006 u arrestua për veprën penale të pengmarrjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2004. Në 2018 Cukali është arrestuar për thyerjen e masës së sigurisë, akuzohej për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Në 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.

Cukali njihet si një nga të fortët e rrugës “Myslym Shyri”, dhe si miku i ngushtë i Emilajno Shullazit, kreu i bandës Shullazi. 42-vjeçari mësohet të jetë dënuar më parë për trafik droge dhe rrëmbim personi. 

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me 10 vite burg për rrëmbimin e Fatjon Demirlikës në vitin 2004, për 100 mijë euro. Ndërsa në muajin korrik të vitit 2016, policia shkatërroi grupin e Gjergj Cukalit, që merrej me shpërndarjen e drogërave të forta në kryeqytet.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjergj cukali gjergj cukali shperthen makina ne kamez arrestohet gjergj cukali gjergj cukali shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll