Aktualitet

Zbardhet atentati ndaj Gjon Menës në Kamëz, arrestohet Gjergj Cukali, i forti i Myslym Shyrit ‘punësoi’ dy vëllezërit

24 Shkurt 2021, 17:56 Nga DOSJA
Zbardhet atentati ndaj Gjon Menës në Kamëz, arrestohet Gjergj

KAMËZ- Zbardhet atentati i Gjon Memës, ngjarje e ndodhur më shkurt të këtij viti. Dosja.al ka mësuar se është vëvë në pranga Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si ‘i forti i Myslym Shyrit’, pasi dyshohet se ka porositur vendosjen e lëndës eksplozive poshtë mjetit të Memës.

Në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Enver J., 33 vjeç, dhe Ermond J., 24 vjeç, (vëllezër), lindur dhe banues në Tiranë, pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në atentat.

Paraprakisht mësohet se Cukali ka dhënë urdhërin, ndërsa dy vëllezërit kanë kryer “porosinë”.

Të tre të arrestuarit akuzohen për ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjatë arrestimeve mësohet se janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e atentatit.

Çfarë ndodhi më 9 shkurt?

Mëngjesin e datës 9 shkurt, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMW X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjergj cukali shperthen makina ne kamez arrestohet gjergj cukali shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll