Bota

Shtyu gruan për të marrë siguracionin, dalin pamjet e momenteve të fundit të filmuara nga një turist

24 Shkurt 2021, 10:42 Nga DOSJA
Shtyu gruan për të marrë siguracionin, dalin pamjet e momenteve

TURQI– Ditën e sotme janë publikuar pamjet ku tregohen momentet e fundit të gruas e cila më pas humbi jetën pasi rrëshqiti nga lartësia e shkëmbit, të paktën sipas deklaratave të para të bashkëshortit të saj.

Hakan Aysal, 40-vjeç, u arrestuar për vrasjen e gruas Semra Aysal, 32-vjeçe dhe foshnjën e saj të palindur, teksa dyshja ishin me pushime në luginën Butterly të qytetit turk Mugla. Aysall dyshohet se e ka shtyrë nga shkëmbi gruan e tij që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe që mbeti e vdekur në vend gjatë qershorit të vitit 2018. Të gjithë këtë ai e kishte bërë që të përfitonte para nga siguracioni.

Sipas DailyMail, video e publikuar tregon momentet kur dyshja po ecën te shkëmbi. Vetëm pak minuta më vonë ai e ka shtyrë gruan nga shkëmbi. Pamjet janë filmuar nga një turist. Turisti që filmoi klipin pretendoi se e kishte parë Aysal duke vepruar çuditshëm.

Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej  400,000 Lira Turke dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ‘.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota burri hedh gruan nga shkembi burri hedh gruan nga shkembi

Sondazh

Poll