Sport

Luajnë ndaj Atalantës, futbollisti i Real Madrid i sinqertë: “Nuk e njoh fare si skuadër, i kam parë vetëm në videoR

23 Shkurt 2021, 19:39 Nga DOSJA
Luajnë ndaj Atalantës, futbollisti i Real Madrid i sinqertë:

MADRID-Mesfushori i Real Madrid, Toni Kross ka folur në prag të ndeshjes ndaj Atalantës. Gjermani nuk e bën dramë mungesat e shumta,ndërsa pranon se nuk e njeh fare si kundërshtar.

ATALANTA – Kundërshtar i ri, por sigurisht jo i lehtë, për Realin: “Të jem i sinqertë, nuk e njoh shumë mirë Atalantën, kurrë nuk kam pasur përvoja kundër kësaj skuadre. Sidoqoftë, ne e kemi përgatitur ndeshjennë mënyrën më të mirë të mundshme, duke studiuar lojën e tyre në video. Një sfidë e vështirë na pret, Atalanta luan futboll shumë të veçantë, do të duhet shumë ekuilibër, por për ne është një finale.

REAL – Real nuk është më fuqia dominuese e futbollit evropian. Për dy sezone klubi madrilen është eleminuar në raundin e 1/16-tave. “Nuk mendoj se është e drejtë të thuash që Spanja qëndron prapa francezëve ose britanikëve. La Liga është gjithmonë i një niveli të caktuar. Unë e dua shumë klubin tim, unë dua që Reali të arrijë gjithmonë nivele shumë të larta, por unë jam një lojtar dhe duhet të përqendrohem ekskluzivisht në fushë. Unë jam këtu për të luajtur.

HAALAND-Flitet për Haaland dhe Mbappé, të cilët janë dy futbollistë shumë të mirë. Më pëlqejnë ata të dy, mund të jenë shumë të dobishëm për çdo skuadër, por ekziston një problem. Ne luajmë kundër Atalanta dhe ata nuk mund të na ndihmojnë. Nuk është një temë që më shqetëson mua, këto pyetje duhet t’i drejtohen presidentit “.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta kross real madrid atalanta kross real madrid

Sondazh

Poll

Sport 23 Shkurt 2021, 11:53

Bodybuilderi kosovar gjakoset nga tre persona

KOSOVE – Ndodh që edhe njerëzit e “fortë” të goditen, por kur ndodh jashtë sportit është e turpshme. Një rast i tillë është ai i bodybuilderi nga Kosova, Flamur...