Politike

Arrestimet në protestën e Astirit, Basha: Rama po rikthen burgun politik (VD)

7 Maj 2019, 17:25 Nga DOSJA
Arrestimet në protestën e Astirit, Basha: Rama po rikthen burgun

Kreu i Partisë Demokratike ka reguar edhe për 6 personat të cilët u arrestuan ditën e sotme gjatë protestë së mbajtur në zonën e Astirit, kundër projektit “Unaza e Madhe”.

Sipas Lulzim Bashës, ata janë të burgosur politikë.

“Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politikë që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore.

Po, po, sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët e vetmja gjë që bënë, ishte të mbronin pronën e tyre. Mes tyre ishte edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Balliu ishte në mbrojtje të qytetarëve dhe shpërblimi që mori ishte burgu. Rama po rikthen të burgosurit politikë. I ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit dhe të mbrojë oligarkët,- u shpreh Basha.

Ndërkohë katër nga gjashtë banorët e Unazës së Re, të cilët u konfrontuan me policinë dhe bllokuan rrugën paraditen e sotme në zonën e Astirit janë liruar. Në paraburgim është ende Balliu dhe një tjetër protestues.

(f.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike burgu politik edi rama klevis balliu lulzim basha protesta e astirit burgu politik edi rama klevis balliu lulzim basha protesta e astirit

Sondazh

Poll