Politike

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Mandati i deputetit kushton 1 milionë euro

7 Maj 2019, 17:09 Nga DOSJA
Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Mandati i deputetit kushton

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ishte e pranishme në komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, si përfaqësuese e opozitës.

Në fjalën e saj, deputetja Hajdari theksoi se një nga objektivat e këtij komisioni, është që duhet të arrijmë në një konsensus politik, që shqiptarët të përfaqësohen më së miri në zgjedhje. Ajo theksoi faktin se sot mandati i deputetit kushton 1 milionë euro.

Zgjedhjet e mëparshme kanë qenë zgjedhje problematike, si një riciklim i pushtetit të tyre.Mendoj se kemi arritur në një pikë ku një mandate deputeti kushton 1 mln euro. Sot nuk futesh dot në parlament pa pasur fonde të caktuara. Dhe kjo është kthyer në një treg të zi të shit-blerjes së votës. Një nga objektivat e këtij komisioni, është që duhet të arrijmë në një konsensus politik, që shqiptarët të përfaqësohen më së miri në zgjedhje.

Ekspertët që kemi zgjedhur do na ndihmojnë për të gjetur mekanizmat e nevojshme për të arritur një konsensus.Mendoj se po të arrijmë këtë objektivë, kemi realizuar objektivin kryesore për të qëndruar në parlament. Synimi jonë si opozitës, është që të gjejmë rrugën më të shpejtë dhe më të drejtë për shqiptarët, për pasur një votë të lirë e të ndershme”, u shpreh deputetja demokrate, Rudina Hajdari.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni për reformën zgjedhore mandati i deputeit 1 milion euro reforma zgjedhore rudina hajdari komisioni për reformën zgjedhore mandati i deputeit 1 milion euro reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll