Aktualitet

Dëmtohet kabulli i tensionit të mesëm! Lagjia “5 maji”, Bregu i Lumit dhe disa të tjera, mbeten pa energji elektrike

23 Shkurt 2021, 21:09 Nga DOSJA
Dëmtohet kabulli i tensionit të mesëm! Lagjia “5

TIRANË– Disa lagje në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm. Mësohet se ngjarja është regjistruar pak momente më parë dhe ka lënë pa energji elektrike 16 kabina, duke sjellë pasojë në shumë zona të kryeqytetit.

Konkretisht, rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga  ” Pavllo Pavlli” , Bregu i Lumit , rruga “Myslym Keta”, nuk kanë energji elektrike.

Nga ana tjetër, OSHEE-ja bën me dije se grupet e avarisë së OSSH-së njësia 2 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Nuk dihet sa mund të zgjasë kjo situatë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirana pa drita tirana pa drita

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 21:01

TIRANË– Fiks Fare ka denoncuar me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.“Do t...