Aktualitet

Vaksinimi i personaliteteve, Tomini: Na kanë ngopur shpirtin gjatë gjithë jetës

23 Shkurt 2021, 21:05 Nga DOSJA
Vaksinimi i personaliteteve, Tomini: Na kanë ngopur shpirtin gjatë

TIRANË– Eugena Tomini e ka konideruar të drejtë vaksinimin e personaliteteve përpara të moshuarve të tjerë. E ftuar në “Radar”, Tomini tha ata janë janë disa individë që ua kanë mbushur shpirtin shqiptarëve, gjatë gjithë jetës dhe e meritonin.

Nuk do doja të dezinformoja sërish për 11 apo 12 individë që na kanë ngopur shpirtin gjatë gjithë jetës. Personalitet ishin brenda fashës 80+,”- tha ajo.

Vaksinimi i personaliteteve hapi shumë debat në vend. Deklarata e kryeministrit Edi Rama solli reagimin e ashpër të kryeopozitarit Lulzim Basha, mediave dhe Presidentit Ilir Meta, të cilët e quajtën veprim diktatoral dhe një proces vaksinimi në mënyrë selective.

Të dielën u vaksinuan me ‘Pfizer’ në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ aktorët e njohur shqiptarë, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, regjizorët Pirro Milkani, Dhimitër e Roza Anagnosti si dhe politikanët Alfred Moisiu dhe Aleksandër Meksi.

(f.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini vaksinimi i personaliteteve eugena tomini vaksinimi i personaliteteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 21:01

TIRANË– Fiks Fare ka denoncuar me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.“Do t...