Bota

23 Shkurt 2021, 19:06 Nga DOSJA

MAQEDONIA E VERIUT-Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar vendin e vogël të Ballkanit të marrë vaksinat Covid-19.

Sipas Barrons, gjatë një vizite në Paris ai ka thënë se vendi i tij kishte qenë në gjendje të fillonte një fushatë modeste vaksinimi falë dhurimeve të disa mijëra dozave të vaksinave nga Serbia. Por ai shprehu keqardhje për mungesën e ndonjë ndihme të BE-së, duke thënë se Brukseli po dërgonte mesazhin e gabuar në Ballkan duke lënë rajonin pa vaksina.

Po ashtu, Osmani tha se Maqedonia e Veriut vitin e kaluar kishte porositur dhe paguar 800,000 doza të vaksinave Astra Zeneca përmes sistemit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe pagoi 800,000 doza të tjera nga grupi Pfizer direkt por asgjë nuk ka ardhur në Maqedoni ende”

“Çdo ditë që po vonojmë vaksinat vë më shumë njerëz në rrezik, veçanërisht ata të prekshëm. Qeveria e tij po përpiqej të siguronte vaksinat kineze, me 200,000 doza Sinopharm që priten në ditët në vijim,”-ka thënë ai. 

Nga vendet e Ballkanit, vetëm Serbia ka qenë në gjendje të fillojë vaksinimet  falë marrëveshjeve të drejtpërdrejta që qeveria bëri me kompanitë farmaceutike. Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 99,408 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,076 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bujar osmani maqedonia e veriut osmani kritikon be vaksinimi ne maqedoni bujar osmani maqedonia e veriut osmani kritikon be vaksinimi ne maqedoni

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 17:42

PE-ja voton raportin për Kosovën

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von C...