Aktualitet

E rëndë në Durrës, mjeti përplas për vdekje këmbësoren, largohet nga vendi i ngjarjes

23 Shkurt 2021, 14:45 Nga DOSJA
E rëndë në Durrës, mjeti përplas për vdekje

DURRËS– Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, mesditën e sotme.

Mësohet se 50-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet i llojit “Fiat”, me drejtues, një djalë, në moshë të re, të cilit ende nuk i dihet identiteti.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 50-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e drejtuesit të mjetit “Fiat” dhe për arrestimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne durres durres aksident me vdekje ne durres durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 14:35

TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.Në  një intervistë për ...