Aktualitet

Breshëria e armëve në Lezhë, banorja: U frikësova shumë, jam bërë dyllë e verdhë

23 Shkurt 2021, 14:32 Nga DOSJA
Breshëria e armëve në Lezhë, banorja: U frikësova

LEZHË– Një banore e lagjes “Gurrë” ka treguar se ka dëgjuar breshërinë e armëve mesditën e sotme.

Në një prononcim për ReportTV, banorja tha se është frikësuar shumë kur dëgjoi të shtënat me armë, pasi nuk ka ndodhur më herët ndonjë ngjarje e tillë në këtë lagje.

“U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi,”- tha banorja.

Të shtënat me armë u dëgjuan mesditën e sotme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga të shtënat me armë zjarri apo jo, ndërkohë që policia vijon kontrollet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme zjarri ne lezhe te shtena me arme zjarri ne lezhe

Sondazh

Poll