Bota

I vetmi vend në BE, Hungaria do të fillojë nesër vaksinimin e popullsisë me “Sinopharm”

23 Shkurt 2021, 14:26 Nga DOSJA
I vetmi vend në BE, Hungaria do të fillojë nesër vaksinimin

HUNGARI-Hungaria, ditën e nesërme do të  fillojë vaksinimet me doza të blera nga kompania kineze Sinopharm.

Sipas TheGuardian, qeveria në Hungari ka qenë e vetmja nga 27 vendet anëtare të BE-së,  që bleu dhe autorizoi vaksina ruse dhe kineze që nuk janë miratuar ende nga Brukseli.

Hungaria njoftoi muajin e kaluar se kishte arritur një marrëveshje me Sinopharm për të blerë 5 milion doza të vaksinës së saj.

Që prej fillimit të pandemisë në Hungari janë shënuar 407,274 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 14,450 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID në botë/ Mbi 112 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur, Biden: Moment i zymtë dhe pikëllues për SHBA-në

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hungari vaksinimi ne hungari hungari vaksinimi ne hungari

Sondazh

Poll