Bota

Rriten shqetësimet mbi shëndetin e Princ Philip, 8 ditë i shtruar në spital ende nuk ka detaje mbi gjendjen e tij

23 Shkurt 2021, 13:58 Nga DOSJA
Rriten shqetësimet mbi shëndetin e Princ Philip, 8 ditë i shtruar

BRITANI– Duka i Edinburgut, princ Philip po vazhdon të qëndrojë në spital për ditën e tetë rradhazi, periudha më e gjatë që prej operacionit të tij gati një dekadë më parë.

Sipas DailyMail, Princi Philip mbetet i shtruar në spitalin privat King Edward VII në Marylebone mes shqetësimeve të vazhdueshme për shëndetin e tij sepse pritej të qëndronte brenda vetëm për disa ditë.

Pallati Buckingham nuk ka dhënë asnjë informacion mbi shëndetin e tij që kur ai u pranua për trajtim për një çështje të paspecifikuar të martën e kaluar. Duka ka qenë në spital shtatë herë në dekadën e kaluar, por shtrimi i tij aktual është qëndrimi më e gjatë, përveç dy operacioneve të planifikuara në lidhje me problemet me mesin, ku i duhej të qëndronte 11 ditë për t ë dyja ndërhyrjet në spital.

Princ Philip, i cili do të mbushë 100 vjeç më 10 Qershor, është në spital për një arsye të panjohur edhe pse nuk është i lidhur me koronavirusin. Dje Princi William zbuloi se gjyshi i tij 99-vjeçar ishte mirë dhe nën vëzhgimin e mjekëve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota princi philip princi philip

Sondazh

Poll