Bota

Sulmi ndaj djalit të Rashiç/ Kryetari i LS-së Rakiç: U organizua nga Albin Kurti

23 Shkurt 2021, 14:10 Nga DOSJA
Sulmi ndaj djalit të Rashiç/ Kryetari i LS-së Rakiç: U

KOSOVË-Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si përgjegjës për sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë Nenad Rashiç.

Sipas Tanjug, ai iu ka bërë apel serbëve të Kosovës që ata të besojnë në vendin e tyre dhe Listën Serbe, duke shtuar se ata do të vazhdojnë me presione, trillime dhe gënjeshtra.

“Uniteti serb është mbrojtja që shqetëson më shumë armiqtë tanë,“-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se sulmi ishte organizuar nga vetë Rashiqit dhe politikania Rada Trajkoviç.

Lajmi kryesor:Dhunimi i djalit të politikanit serb në Kosovë, ndalohen 8 persona, Serbia mohon akuzat, KMDLNj: Të hetohet sulmi

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhunohet nikolla rashiç dhunohet nikolla rashiç

Sondazh

Poll