Bota

Kryeministri hungarez Viktor Orban: S’ka vaksina perëndimore apo lindore por të mira dhe të këqija

23 Shkurt 2021, 13:07 Nga DOSJA
Kryeministri hungarez Viktor Orban: S’ka vaksina perëndimore apo

HUNGARI– Kryeministri hungarez, Viktor Orban me rastin e vendimit të Hungarisë për të marrë vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinopharm, tha se është detyra e politikanëve të marrin përgjegjësi dhe të mbrojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në një intervistë për portalin gjerman Focus online, ai tha se çdo vendim duhet të jetë i mirëmenduar dhe jashtë prizmit politik dhe strategjik, por vetëm në të mirë të popullit.

“Sepse ata që blejnë kohë mund të shpëtojnë jetë dhe të rifitojnë lirinë e tyre,”– tha ai.

Ai theksoi se nuk ka vaksina lindore ose perëndimore, por vetëm të mira ose të këqija.
Orban tha se prokurimi i vaksinave dhe marrëdhëniet e tensionuara midis BE dhe Rusisë mund të shihen si çështje të veçanta. Ai theksoi se jetët dhe mbrojtja e njerëzve janë përtej konsideratave politike.

”Duke folur objektivisht, është e qartë se pjesa lindore e Evropës zhvilloi një kulturë vaksinimi gjatë epokës komuniste, e cila çoi në zhdukjen e virusit në Evropën Lindore shumë më parë në Evropën Perëndimore, ku vaksina ruse nuk u pranua për arsye ideologjike, “- përfundoi Orban.

Orban shtoi se është e papërgjegjshme të politizohet prokurimi i vaksinave dhe të lejojë njerëzit të vdesin dhe të kufizojnë lirinë e tyre vetëm sepse dikush ka kundërshtime ndaj një vendi ku prodhohet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne hungari vaksinimi ne hungari viktor orban koronavirusi ne hungari vaksinimi ne hungari viktor orban

Sondazh

Poll