Aktualitet

‘Nuk ka më teste, kanë mbaruar’/ Mjeku Dasho: Varianti anglez ka ardhur prej kohësh në Shqipëri

23 Shkurt 2021, 13:05 Nga DOSJA
‘Nuk ka më teste, kanë mbaruar’/ Mjeku Dasho: Varianti

TIRANË– Mjeku shqiptar Erion Dasho ka bërë të ditur se në Shqipëri ka arritur varianti anglez. Teksa ishte në lidhje me ‘Skype’ me emisionin ‘Shqipëria Live’ ai tha se virusi ka kohë që është futur në vend.

Mjeku tha se Shqipëria është vendi me testimet më të ulëta në Europë, e se nuk ka më teste pasi kanë mbaruar. Dasho shtoi se duhet të kryhen 10 mijë teste në ditë për të përballuar numrin e të prekurve që kemi.

“Varianti anglez ka ardhur prej kohësh në Shqipëri, sepse kemi komunikim të vazhdueshëm me Britaninë dhe për nivelin e ulët të masave në vendin tonë. Ne kemi 2 udhëtime direkt në ditë. Ne jemi vendi me testimin më të ulët në Evropë. Nuk ka më teste, kanë mbaruar. Këtu transparenca lë gjithmonë për të dëshiruar, shikohet qartazi në numrin e testeve që kryhen. Duhet të kryhen 10 mijë teste në ditë me numrin e të prekurve që kemi”, tha mjeku.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho erion dasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 11:15

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka qënë një ndër bluzat e bardha që ka kryer vaksinimin ditën e sotme me vaksinën ‘Pfizer’. Procesi u krye në amb...