Aktualitet

Gjykata liron dy bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit: Sidorela Çela ka fëmijë të vogël! Dy infermieret e tjera i lë në

23 Shkurt 2021, 11:21 Nga DOSJA
Gjykata liron dy bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit: Sidorela

TIRANË– Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga qelia infermieren e spitalit ‘Shefqet Ndroqi”, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha. Apeli ka pranuar ankimin e Çelës dhe Hoxhës, të cilat akuzoheshin se kanë bashkëpunuar me sanitaren Tirë Alldervishi në skandalin që përfshiu spitalin Covid2, për ndryshim të masës së sigurisë.

Nga arresti me burg, infermierja Çela dhe sanitarja Hoxha janë lënë në masën ‘detyrim paraqitje’. Sipas gjykatës, Çela dhe Hoxha nuk konsiderohen persona që kanë mundësi të shkatërrojnë provat e mbledhura në procesit hetimor dhe për këtë arsye, mund të gjykohen në masën “detyrim paraqitje”. Për më tepër,Çelës, Gjykata i ka konsideruar edhe faktin që ka një fëmijë të vogël. 

Ndërsa, për dy bashkëpunëtoret e tjera, infermieret Mira Bushi dhe Sheqerie Koci, gjykata ka vendosur mospranim ankimi, duke i lënë sërish në qeli. Sipas Gjykatës, Bushi dhe Koçi nuk e kanë bërë ankimimin në mënyrën e duhur. Gjykata e Shkallës së Parë i la 45 ditë në qeli 4 të arrestuarat tek COVID2. Ato akuzohen se kanë bashkëpunuar me Tire Alldervishin por kishin fshirë të gjitha bisedat që kishin me sanitaren, e cila hapi ‘siparin’ e arrestimeve në këtë spital.

Alldervishi ndodhet gjithashtu pas hekurave. Ajo u vu në pranga pasi vajza e një pacienteje e denoncoi publikisht në emisionin “Stop” se i kishte marrë plot tetë milionë lekë duke u shtirur si infermiere. Hetimet zbuluan edhe bashkëpunëtoret e Alldervishit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirohen dy bashkepunetoret e tire alldervishit mira bushi rukije hoxha sheqerie koci sidorela cela tire alldervishi lirohen dy bashkepunetoret e tire alldervishit mira bushi rukije hoxha sheqerie koci sidorela cela tire alldervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 11:15

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka qënë një ndër bluzat e bardha që ka kryer vaksinimin ditën e sotme me vaksinën ‘Pfizer’. Procesi u krye në amb...