Aktualitet

Lirimi i infermieres dhe sanitares, avokatja Antoneta Sevdari: Çela dhe Hoxha nuk bashkëpunuan me Tiren, Gjykata vendosi drejt

23 Shkurt 2021, 11:45 Nga DOSJA
Lirimi i infermieres dhe sanitares, avokatja Antoneta Sevdari: Çela dhe

TIRANË– Avokatja e infermieres Sidorela Çela dhe sanitares Rukije Hoxha të cilat lanë sot qelitë e burgut, Antoneta Sevdari, tha në një prononcim për mediat se vendimi i Gjykatës për t’i liruar ishte i drejtë.

Jashtë Gjykatës së Apeli ku dhe u dha vendimi për dy të akuzuarat si bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, Sevdari tha se në fakt, Gjykata ka provuar të kundërtën.


“Detyrim për t’u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin. Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë,”– tha avokatja.

Çela dhe Hoxha u liruan sot, ndërsa për infermieret Mira Bushi dhe Sheqerie Koci, gjykata ka vendosur mospranim ankimi, duke i lënë sërish në qeli. Sipas Gjykatës, Bushi dhe Koçi nuk e kanë bërë ankimimin në mënyrën e duhur. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari mira bushi rukije hoxha sheqerie koci sidorela cela tire alldervishi antoneta sevdari mira bushi rukije hoxha sheqerie koci sidorela cela tire alldervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 11:15

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka qënë një ndër bluzat e bardha që ka kryer vaksinimin ditën e sotme me vaksinën ‘Pfizer’. Procesi u krye në amb...