Aktualitet

U raportua se babai i Qamil Seitit ndërroi jetë nga COVID-19, përgënjeshtrohet lajmi

23 Shkurt 2021, 12:55 Nga DOSJA
U raportua se babai i Qamil Seitit ndërroi jetë nga COVID-19,

TIRANË-Një ditë më parë ndërroi jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, 17-vjeçari Qamil Seiti. Ndërsa ditën e sotme u raportua se i ati ka ndërruar jetë po ashtu nga Covid.

Lajmi për ndarjen nga jeta të babait të 17-vjeçarit u transmetua pas intervistës së shokut të të ndjerit në emisionin “Shqipëria Live”, i cili rezulton të jetë i pavërtetë.

Pas vdekjes së të riut u tha se ai kishte dhe të atin të shtruar në spital ndërkohë që nëna e tij kishte kaluar Covid pak ditë më parë.

Sipas asaj që raporton Top Channel, Seiti qëndron prej disa ditësh i shtruar në spital pasi është prekur nga COVID-19. Urojmë që Luftari të fitojë sa më shpejt luftën me koronavirusin.

(A.B;kle.mu)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qamil seiti qamil seiti

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 11:15

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka qënë një ndër bluzat e bardha që ka kryer vaksinimin ditën e sotme me vaksinën ‘Pfizer’. Procesi u krye në amb...