Aktualitet

Shqiptari ‘shtang’ policinë italiane, i hapin bagazhin dhe i gjejnë…dy breshka të rralla

23 Shkurt 2021, 11:24 Nga DOSJA
Shqiptari ‘shtang’ policinë italiane, i hapin bagazhin dhe i

ITALI– Një shqiptar ka habitur policinë italiane mëngjesin e sotëm. Ansa.it shkruan se shqiptari është ndalur sapo zbriti në portin e Barit në Itali dhe i është bërë një kontroll në mjetin ku po udhëtonte.

Policët e portit janë habitur kur kanë parë se në bagazh shqiptari kishte futur dy breshka. Breshkat ishin të rralla, të llojit Testudo Hermanni, të cilat janë klasifikuar si specie në zhdukje.

Breshkat nuk kishin certifikatat e nevojshme dhe as mikroçipin e identifikimit, kështu u sekuestruan, ndërsa shqiptari u procedua për tentativë në importimin e specieve të rrezikuara. Breshkat u dorëzuan në një qendër kujdesi për kafshë e llojeve të rralla e të egra.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bari itali shpetohen dy breshka ne itali shqiptari habit policine italiane bari itali shpetohen dy breshka ne itali shqiptari habit policine italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 11:15

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka qënë një ndër bluzat e bardha që ka kryer vaksinimin ditën e sotme me vaksinën ‘Pfizer’. Procesi u krye në amb...