Aktualitet

ME VIDEO: Andi Bushati: S’ka vaksina, Rama bën propagandë. Dritan Hila i qan hallin: Mban popullin me gajret…t’u thotë

22 Shkurt 2021, 21:50 Nga DOSJA
ME VIDEO: Andi Bushati: S’ka vaksina, Rama bën propagandë.

TIRANË– Dritan Hila duket se ka zbardhur “strategjinë” e kryeministrit Edi Rama në një kohë pandemie. I ftuar në emisionin “Open” gjatë një debati me analistin Andi Bushati, u shpreh se në kohë lufte, kryeministri kishte për detyrë që të mbante qytetarët e tij me “gajret”.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Andi Bushati: Jo për faj të qeverisë dhe shqiptarëve, ne jemi një vend pa vaksina. 7-8 mijë doza nuk janë asgjë. U mbajt sekret kontrata me Pfizer dhe në fund u zbulua. Për gjashtë muaj do ketë maksimumi 40 mijë vaksina, pra do të kesh diçka qesharake. Për të mbushur këtë boshllëk ka dy rrugë. Ose një sjellje e përunjur të thuhet jemi vend i varfër dhe kaq arrijmë të sigurojmë. Në Shqipëri u bë qasja tjetër, u tha do vaksinoheni se keni Ramën kryeministër dhe kjo është tulla e parë që prodhoi propagandë. Është i vetmi vend që kryeministri bredh si një infemier ambulant. Se kam parë. Nuk ndodh në asnjë demokraci normale. Me një grusht vasksina lidhen live, flet i pari i vendit. Kur këtu nuk ka vaksina. Pastaj bëhet kjo që i vë njerëzit të zihen kush e meriton vaksinën i pari. U nxit debat fals për të shpërqëndruar. Ka shumë diskutime se kush i vendos kush i vendos se cilët janë personalitete. Një inxhinier që ka bërë digat apo një aktor? Kush e ka fuqinë mbi njerëzore se cilët jemi ne para jetës dhe vdekjeve.

Dritan Hila: Ka vdekur ai i digave!

Andi Bushati: Ata që besojnë në zot ua jep vetëm Zoti. Mbretëresha e Anglisë, u justifikua me vaksino-fobinë në vendet e tyre.

Dritan Hila: Edhe këtu e ke këtë lëvizje. Ka njerëz që dalin në media.

Andi Bushati: I kam dëgjuar. Siç ka në çdo vend të botës. Kjo është e vlefshme kur ka vaksinë, nuk kemi vaksinë. Duhet t’ua themi njerëzve të vërtetën në sy.

Dritan Hila: Ç’a t’u thotë; do vdisni? Ti je në luftë, dhe kryeministri nuk ka çfarë bën përveçse ti mbajë më gajret. Po e flas në gjuhë popullore.

Andi Bushati: E mbylla unë. Jam 100% e ty. Gajrat!

Dritan Hila: Të paktën s’kemi pse fusim ligësinë. Ka të tjerë që e kanë shtyrë këtë vend, duke dalë pa maska…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati dritan hila andi bushati dritan hila

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 21:26

TIRANË– Dy mjekët Artan Koni dhe Skënder Brataj janë përplasur me njëri-tjetrin lidhur me mjekimin ndaj qytetarëve. Teksa po diskutonin në emisionin ...