Aktualitet

Sërish masa kufizuese me Greqinë! Kufiri me Shqipërinë i mbyllur deri më 8 mars, kush kalon në doganë i nënshtrohet test

23 Shkurt 2021, 06:20 Nga DOSJA
Sërish masa kufizuese me Greqinë! Kufiri me Shqipërinë i

GREQI–Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdojë të jetë nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë Covid. Kështu, shteti fqinj ka shtyrë sërish masat kufizuese me Shqipërinë deri në datën 8 mars pas një vlerësimi të të dhënave epidemiologjike, që bëhet cdo dy javë.

Kështu, hyrja nga Shqipëria në Greqi do të vijojë me të gjitha kufizimet që zbatohen deri më sot.

Shqiptarët që udhëtojnë nga drejt Greqisë duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë në Kakavijë dhe janë të detyruar të qëndrojnë në një karantinë shtatë-ditore.

Ndërkohë në Greqi problemet më të mëdha me rritjen e numrit të infektuarve me Covid i kanë rajoni i Atikës dhe kryeqyteti.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kufiri greqi shqiperi kufiri greqi shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 21:26

TIRANË– Dy mjekët Artan Koni dhe Skënder Brataj janë përplasur me njëri-tjetrin lidhur me mjekimin ndaj qytetarëve. Teksa po diskutonin në emisionin ...