Aktualitet

Vaksinimi i “VIP-ave”, Skënder Brataj: Shumë kanë refuzuar, më morën në telefon. I ‘shket’ goja: Mamanë time do t

22 Shkurt 2021, 20:25 Nga DOSJA
Vaksinimi i “VIP-ave”, Skënder Brataj: Shumë kanë

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka bërë me dije se ka pasur “personalitete” që kanë refuzuar të injektohen me vaksinën anti-COVID. I ftuar në emisionin “Open”, Brataj tha se shumë prej tyre e kishin telefonuar për ta pyetur nëse duhet të injektoheshin. Pikërisht në këtë moment, Bratajt i “shkau” goja duke u shprehur se i kishte treguar se nënën e tij 86-vjeçare do ta dërgonte. Por si kur vaksinimi nuk po injektohet në masë tek të moshuarit?

PJESË NGA BISEDA:

Brataj: Çdo gjë me të thënë, jo me prova! Edhe personalitetet janë caktuar nga njerëzit e lagjes. Jam kontaktuar nga VIP-a për të më pyetur ta bëjnë apo jo. Se nuk kemi vetëm 14 VIP-a. Janë kontaktuar të gjithë mbi 80 vjeç, e jo të gjithë kanë qenë dakord.

Andi Bushati: Janë kontaktuar si mbi 80-vjeçarë apo…?

Brataj: Janë kontaktuar shumë +80 dhe janë në mëndyshje për të bërë vaksinën. Njërit i thashë që nënën time që është 86 vjeç në Vlorë do ta dërgoj ta bëjë.  Unë se kam bërë se nuk i ka ardhur radha emrit tim. Ministria dërgon vaksinat, personalitetet nuk janë pa sëmundje. Janë zgjedhur si persona mbi 80 vjec dhe jo personalitete.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj vaksinimi anti-covid skender brataj vaksinimi anti-covid

Sondazh

Poll