Aktualitet

Iu gjetën 40 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Malin e Zi, shokët arratisen në atdhe

22 Shkurt 2021, 18:20 Nga DOSJA
Iu gjetën 40 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Malin e Zi,

MALI I ZI-Moamer Bercaj, një 26-vjeçar nga Shkodra është arrestuar ditën e djeshme në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, pasi dyshohet se po transportonte rreth 40 kilogramë kanabis.

Po ashtu, sipas mediave, mësohet se me 26-vjeçarin ishin dhe dy ndihmës, të cilët dyshohen se janë arratisur pasi panë policin. Një deklaratë zyrtare nga Administrata e Policisë thuhet se Bercaj u arrestua gjatë realizimit të aktivitetit të vëzhgimit.

“Anëtarët e Stacionit të Policisë Kufitare të Podgoricës, së bashku me oficerët e njësisë së lëvizshme, kryen disa ditë aktivitet vëzhgimi dhe arrestuan M.B (26) nga Shkodra. Ky person u kap në përpjekje për të kontrabanduar drogën narkotike marihuanë me peshë rreth 40 kilogramë. Dyshohet se dy persona ishin bashkë me të. Materiali i konfiskuar dhe personi iu dorëzuan anëtarëve të Qendrës së Sigurisë Podgorica për juridiksion të mëtejshëm.-thuhet në njoftim. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne malin e zi moamer bercaj arrestohet shqiptari ne malin e zi moamer bercaj

Sondazh

Poll