Aktualitet

Ambasada greke dhuron teste anti-COVID falas, të gjithë banorët e moshuar të Finiqit mund të testohen falas

22 Shkurt 2021, 18:03 Nga DOSJA
Ambasada greke dhuron teste anti-COVID falas, të gjithë banorët e

VLORË-Ambasada greke në Tiranë ka dhuruar teste falas për bashkinë minoritare, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Burime për Shqiptarja.com, bëjnë me dije se tashmë  banorët e moshuar në bashkinë e Finiqit mund të testohen falas për COVID-19. 

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço është shprehur se ky proces do të jetë një ndihmesë për banorët e zonës të cilët janë në shumicë të tyre të moshuar. Mësohet se procesi i testimit do të kryhet në qendër të fshatrave, ku janë vendosur dhe autoambulancat. 

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1336 persona dhe janë infektuar 9790 të tjerë. 

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll