Aktualitet

Rritja e rasteve me COVID: Shëndetësia nuk është në kolaps, kemi ngarkesë të ‘tonazhit të lartë’ në spital

22 Shkurt 2021, 19:58 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me COVID: Shëndetësia nuk është në

TIRANË- Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli së fundmi ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Në një intervistë që ka dhënë për ReportTv tha se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps por ka ngarkesë të madhe shëndetësore pasi rastet e reja shëndetësore po rriten çdo ditë. Ndët të tjera ajo tha se për rastet të cilat nuk pranojnë të shtrohen në spital dhe se trajtohen nga shtëpia është e rrezikshme pasi oksigeni duhet të merret vetëm me ndihmën e një prefesionisti. 

Në lidhje me denoncimet e rasteve se në spitale nuk merret shërbimi i duhur Rakacolli tha se ka të tilla dhe se duhen denoncuar në mënyrë që drejtuesit e institucionet të marrin masa. 

“Jemi në ngarkesë spitalore, por jo në kolaps. Jemi në ngarkesë të tonazheve të larta, pasi rastet ditore janë shtuar dhe kemi gati një javë që jemi mbi 1 mijë raste dhe këto gjithmonë shoqërohen me % rastesh që përfundojnë në spitale. Nuk jemi afër imunitetit të tufës, po bëhet një studim për të përcaktuar se sa % jemi të prekur. Dhënia e oksigjenit është pjesë e terapisë dhe ajo ka mënyrën  e vetë si duhet të jepet dhe duhet të mendojmë se mushkëritë janë delikate dhe presioni i oksigjenit dhe sasi duhet të behet nga profesioniste. Vënia në vëmendje të këtyre raste që nuk bëjnë punë si duhet i bënë titullarët ta kenë në vëmendje këtë situatë. Shumica e njerëzve shërbehen me përkushtim, ankesat merren parasysh. kur dëgjohet vetëm e keqja mendohet vetëm ajo, por e mira e bëra nga bluzat e bardha është shumë herë më e madhe”–  tha Rakacolli 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll