Aktualitet

E kishte motër në film, Rama se harron Marjana Kondin për ditëlindje, i bën dhuratën simbolike

22 Shkurt 2021, 20:15 Nga DOSJA

TIRANË– Aktorja Marjana Kondi ka festuar ditën e sotme 60 vjetorin e lindjes, ku krahas urimeve të shumta, ka marrë edhe një dhuratë speciale nga kryeministri Edi Rama.

Marjana ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ dhuratën, duke e falenderuar dhe shprehur mirënjohjen.

Mirënjohje dhe falenderime Z. Kryeministër që në ditën time të lindjes 60-ta ,të më respektojë me një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për kontributin tim në skenë dhe në kinematografi ”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.

Kryeministri Edi Rama dhe Marjana Kondi njihen nga afër, madje kanë qenë në rolin e motrës dhe vëllait në filmin e Ermal Mamqit “I love Tropoja”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata e rames marjana kondi feston ditelindjen dhurata e rames marjana kondi feston ditelindjen

Sondazh

Poll