Politike

Është Italia? Kush janë dhuruesit e vaksinave, Rama jep detaje: Brenda 10-15 ditëve do të shkoj vetë atje

22 Shkurt 2021, 18:47 Nga DOSJA
Është Italia? Kush janë dhuruesit e vaksinave, Rama jep detaje:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për sigurimin e vaksinave anti-COVID, duke zbuluar me shumë detaje rreth vendit nga ku edhe do të merren. Në fjalën e tij para gazetarëve, kreu i qeverisë u shpreh se brenda 10-15 ditësh do të shkojë vetë në vendin “bamirës”, duke shtuar dyshimet se bëhet fjalë për Italinë. Kjo pasi më datë 5-6 mars, kryeministri do të udhëtojë për të marrë pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve.

Fillojmë nga lart për të shkuar tek 65. Më të rrezikuarit janë ata që ndodhen në moshë madhore. Kjo është llogjika në botë. Nëse ke dozat për të gjithë ata që janë 65+, shtrihesh me shpejtësi në të gjithë fazat. Në të kundërt zbret e zbret. Edhe vaksinimi që iu bë atyre personave publike, nuk përfshiu persona nën 80 vjeç për të ruajtur barazinë mes njerëzve. E vetmja gjë që ka mbetur diskutim i hapur është pse u fillua nga Alfred Moisiu, që i fillon edhe emri me A, dhe jo nga i panjohur. Nuk bëhet fjalë për mijëra njerëz, por një grup personash që hyjnë edhe në grupin e parë. Kishte persona të njohur dhe njerëz të zakonshëm, në një moshë shumë të thyer që u morrën nga mjeku i familjes. E them në faktet që njohim që shumë shpejt do të japim lajmin e garantimit të një sasie të konsiderueshme vaksinash. Po punojmë në disa fronte. Me një shtet mik jemi shumë afër, me shumë gjasë në ditët në vijim, se kur nuk e kemi konfirmuar 10-15 do të bëj një vizitë atje. Me shumë gjasë do të marrim konfirmimin përfundimtar dhe do të marrim 360 mijë dozat e Astra Zenecas. Me një shtet tjetër jemi më afër. Janë dinamika të shfrenuara që çfarë nuk sjell ora, nuk sjell minuti,“-u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll