Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ nuk regjistron 4 parti, i jep dritën jeshile 9-të të tjerave (LISTA)

22 Shkurt 2021, 17:57 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ nuk regjistron 4 parti, i jep dritën jeshile

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur këtë të hënë regjistrimin e 9 partive politike dhe 2 komitete nismëtare.

Nga 13 subjekte që kishin bërë kërkesë, 4 prej tyre nuk janë regjistuar. Bëhet fjalë për partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partinë e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë; Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Mes  partive që janë regjistruar janë Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi.

Njoftimi i plotë: 

Regjistrohen si subjekte zgjedhore edhe 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 13 partive politike dhe 2 komiteteteve nismëtare.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare:

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave” u shty për në mbledhjen e ardhshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 16:58

TIRANË– Më shumë se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por fushata duket se është nisur me kohë. Përplasje dhe retorika në distanc...