Tre javë më parë rrëzoi kandidaturat/ Kuvendi miraton tre EMRAT e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së
TIRANË- Ditën e sotme Kuvendi ka vendosur që Petrit Ruka, Mevlan Shanaj e Ardita Reçi do të tre emrat e rinj e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Sipas një njoftimi zyrtar katër projektligje e pesë projektvendime janë miratuar seancën e sotme në Kuvend, ndërsa është hedhur poshtë një dekret i Presidentit Meta.
NJOFTIMI:
Projektligjet e miratuara janë “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”.
Po kështu u miratuan edhe projektligjet “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë” e projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe KFË Frankfurt AM Main për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro.
Pesë projektvendimet e miratuara janë “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017- 2021”, “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 71/2020 “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Po kështu u miratuan tre emrat që do jenë anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Petrit Ruka, Mevlan Shanaj e Ardita Reçi, janë anëtarët e rinj të këshillit drejtues të RTSH-së. Ndërsa deputetët rrëzuan dekretin e presidentit Meta “Për kthimin e ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”.
Tre javë më parë Kuvendi rrëzoi tre emrat e propozuar për këshillin e RTSH-së, ku mes tyre ishte dhe emri i demokratit Besnik Mustafaj. Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Besnik Mustafajt për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Po ashtu deputetët votuan gjithashtu kundër dy kandidaturave të tjera, Helidon Haliti dhe Edmond Tullumani.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Çfarë s’u pa nga KUVENDI/ Ups! Halit Valteri probleme me kostumin, e ndihmojnë gazetarët, socalistët s’pyesin p
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është rikthyer sot me seancën e përjavshme plenare. Deputetë dhe ministra me maskë janë mbledhur në ambientet e oborrit ...
“Këtë radhë jemi të përgatitur”, Grida Duma: Kemi krijuar strategjinë tonë, s’pres revolucion me asnjë mjet
TIRANË– Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, në Rrogozhinë dhe Kavajë ka thënë se partia e tyre ofron teknikisht dhe konkretisht zgjidhjen për të dal...
‘Presidenti nuk është në rregull nga trutë’/ Metës s’i del e keqja me Ramën: Do kërkoj një ligj, të gjithë të k
VLORË– Presidenti Ilir Meta duket se nuk i del e keqja me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘kreu i shtetit nuk është mirë nga trutë e kokës’. Në një ...
‘Presidenti lëviz natën’/ Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi! Shqiptarët votojnë edhe me shpata, do
VLORË– “Vjen fshehurazi natën dhe bën fushatë për LSI-në,“-titulli i një prej mediave online ka ngjallur reagime të forta nga presidenti Ilir Meta. Pasdite...
“Ilaçi kryesor, qetësia psikologjike”, Ish-ministrja Kumbaro rrëfen betejën e vështirë me Covid-19
TIRANË– Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka rrëfyer betejën e saj me Covid-19.E ftuar në “Opinion”, në News24, ish-ministrja rrëfeu se ka që...
Meta sfidon Ramën nga ‘qyteti i tij’: Sa herë të përmendem do vij në Vlorë. Largimet nga LSI? Paskemi pasur më shumë
VLORË– Presidenti Ilir Meta ka sfiduar kryeministin Edi Rama nga Vlora, duke u shprehur se sa herë të akuzohet do të japë përgjigjen nga qyteti, të cilin k...
Rama largohet nga takimi me sipërmarrësit e rinj: Do të vazhdoj përpjekjet për sigurimin e vaksinës anti-COVID, kemi nevoj
TIRANË- Kryeministri Rama është larguar nga takimi që po bënte me sipërmarrësit e rinjë. Ai ka lënë në mes bisedën duke thënë se do të jetë në një tjetër d...
Problemi me ‘kartat’ para zgjedhjeve të 25 prillit, Meta: Do shkojnë edhe me shpata, kushdo përpiqet t’i demoralizojë
VLORË– Presidenti Ilir Meta duket se nuk e sheh si problem çështjen e skadencës së kartave të identitetit, kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhje...
Rama: I vetmi vend që kemi kaluar në parlament legjislacionin për BICTOIN
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një bisedë që ka zvilluar me aktorë të bizneseve Start Up dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për ...