Politike

“70% e prodhimit të vaksinimit janë në duart e vetëm 10 shteteve”/ Rama: Jemi drejt finalizimit të marrëveshjes për t

22 Shkurt 2021, 18:39 Nga DOSJA
“70% e prodhimit të vaksinimit janë në duart e vetëm

TIRANË- Kryeministri Rama nga Rinasi ku ka pritur edhe 8190 dozave të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, ka thënë se jemi drejt finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me një shtet tjetër për të marrë dhe 360 mijë doza të AstraZeneca.

Ndër të tjera ai ka thënë se është në komunikim edhe me dy shtete të tjera për të marrë më shumë doza sakaq ka shtuar se vaksinimi në vendin tonë do të përfundoj brenda 14 muajsh.  Kreu i qeverisë tha se 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duar të vetëm 10 shteteve.

“Brenda marsit do bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë. Ndërkohë vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca. Po ashtu jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë  që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit që të rrisim tempin progresivisht që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve. Objektivi i 14 muajve është shumë ambicioz. Për faktin se siç e shihni lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë kurse sasitë në krahasim me kërkesën janë të vogla. Shumë shpejt do kemi lajme të mirë. Vazhdojmë furnizimin me vaksinën PFizer. 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duar të vetëm 10 shteteve të gjtiha shtetet e tjera që kanë patur akses në doza të mundshme kanë ndarë mes tyre vetëm 305 të volumit, por sot mbetet e pandryshuar shifra e shteteve që ende skanë marrë asnjë dozë. Dozat që po marrim kanë rëndësi jetike”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 22 shkurt 2021 edi rama rama 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 16:58

TIRANË– Më shumë se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por fushata duket se është nisur me kohë. Përplasje dhe retorika në distanc...