Politike

Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra

22 Shkurt 2021, 18:40 Nga DOSJA
Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që politika shqiptare të bjerë dakord për të hartuar rregulla anti-COVID, në bazë të të cilave do të zhvillohet fushata për zgjedhjet parlamentare. Nga aeroporti “Nënë Tereza”, ku edhe kanë ardhur 8190 të tjera nga Pfizer, Rama ia ka drejtuar apelin të gjitha forcave politike.

Më pas, numri një i qeverisë, ka deklaruar se jemi drejt finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca, ndërsa shtoi se po bisedon edhe me dy vende të tjera.

Rama tregoi se në njërin prej tyre do të udhëtonte vetë brenda 10-15 ditëve, duke shtuar dyshimet se bëhet fjalë për Italianë. Vend që do ta vizitojë zyrtarisht më 5-6 mars. Ndër të tjera, Rama është pyetur në lidhje me sigurimin e vaksinave të prodhuara nga Rusia dhe Kina, për të cilat u shpreh se ishin ende të paaprovuara nga OBSH.

Megjithatë edhe pse kreu i qeverisë e la derën e hapur për një marrëveshje të mundshme në të ardhmen, shtoi se sigurimi i tyre varej edhe nga marrëdhëniet personale mes vendeve. Teksa fliste për vaksinat dhe situatën e pandemisë në vendm, Rama nuk harroi të përmendte edhe presidentin Ilir Meta, me të cilin gjatë gjithë ditës ka pasur replika në distancë. Shefi i qeverisë ka ironizuar Metën duke u shprehur se luftat me shpata janë për fëmijë dhe për ata persona që kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit.

Në fund, fjalën e mori ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi se nga mbi 9 mijë doza Pfizer të injektuara, 6 mijë janë përdorur për bluzat e bardha. Sa i përket masave shtrënguese, ajo u shpreh se në fund të javës Komiteti Teknik do të vendoste lidhur me vijimësinë e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 22 shkurt 2021 edi rama rama 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 16:58

TIRANË– Më shumë se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por fushata duket se është nisur me kohë. Përplasje dhe retorika në distanc...