“Na lini të punojmë”/ Kolegu i tij u dhunua dy ditë më parë në QSUT, drejtori i sëmundjeve të brendshme, Hasani: Nuk
22 Shkurt 2021, 09:07Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme, Eqerem Hasani ka reaguar pas dhunës që iu ushtrua dy ditë më parë mjekut Petrit Gjorgji nga një i afërm i pacientit të shtruar në spital.
Hasani i kërkon qytetarëve që ti lejnë bluzat e bardha të punojnë pasi janë në luftë me armikun e padukshëm.
SHKRIMI:
Para 2 ditëve, një mjek i respektuar i Urgjencës Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme të QSUNT që unë drejtoj, u godit gjat? kohës që ishte në shërbim. Ai është një nga ne, mjek i respektuar, me autoritet profesional dhe me një përgjegjesi civile ndaj çdo pacienti të çdo lloj shtrese pa asnjë dallim. Keqardhje për çfarë ndodhi! Fatkeqësisht, nuk është e para herë që një mjek goditet në krye të detyrës. Lajmi u dha nga të gjithë stacionet dhe u përhap në të gjithë mediat sociale. Asgjë për t’u çuditur deri këtu.
Shumë shpejt, bashkë me lajmin, filloi linçimi për mjekun e goditur dhe për mjekët në përgjithësi. Fjalët më të ulëta, më të pabesueshme, më të ndyra, më kërcënueset, më denigrueset lexohen nga shume komente në drejtimin tonë, bluzave të bardha.
A Zot! Ku po shkojmë kështu?! Sipas cilës logjike mund të imagjinohet që mjeku është armiku i këtij populli?!
Që prej një viti dalim nga shtëpitë në mëngjes herët pa llogaritur orarin se kur do kthehemi. Jemi në lufte me një armik të padukshëm, në një betejë të vërtetë. Stafi i Urgjencës përballet çdo ditë, i rrezikuar, me qindra pacientë me COVID, post-COVID, me patologji jashtëzakonisht të rënduara, sëmundje akute koronare, vdekje klinike, sëmundje akute renale, sëmundje të diabetit të dala jashtë kontrollit si dhe sëmundje multiorganore që vijnë nga gjithë republika.
Kjo është panorama e çdo dite të zakonshme sot në Urgjencë.Pikërisht në këtë shërbim merr kthesë jeta e këtyre pacientëve në drejtim të përmirësimit të tyre vetëm e vetëm nga puna, dijet e mbi të gjitha përkushtimi i këtij stafi.
Eh, sikur ta dini se sa mirënjohje e falënderime marrim!
Eh, sikur ta dini sa brengë dhe trishtim ndjejmë kur ndonjë pacient nuk arrijmë dot ta mbajmë në jetë. Sa keqardhje…“ah, sikur të vinte pak më herët!”
Sigurisht jo gjithçka është perfeksion. Kemi edhe ne vështirësitë tona. por kurrë dhe në asnjë moment këto vështirësi nuk i lëmë të bëhen faktor për rrezikimin e jetës, pacientëve.
Nga disa komente jemi të lënduar vërtetë thellësisht për të pavërteta që shkruhen. Por, si drejtues i atij shërbimi, do ta deklaroj pa mëdyshjen absolute, se që nga i pari deri tek i fundit qoftë mjek, infermier, sanitar, barrelambajtës, recepsionist, nuk kryen asnjë shërbim ndaj pacientëve mbi bazë pazaresh siç aludohet aty. Nuk lejojmë askënd të na bëjë pis në këtë drejtim.
Nuk do të kërkoja më shumë llogari autorëve të komenteve të tilla por një gjë iu kërkoj: denonconi një rast të vetëm kur iu është ofruar shërbimi në këtë Urgjencë, pacientëve kundrejt kërkesës për para.
Atëherë nëse jo, mjaft më! Nëse nuk keni një mesazh për qindra jetë të shpëtuara, na lini të punojmë. Ne jemi aty për shëndetin tuaj, jemi aty për ata që besojnë tek ne!
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Qendra shëndetësore në Papërr të Elbasanit është përfshirë nga flakët që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Vatra e zjarrit sipas burimeve ...
TIRANË– Konspiracioniti Alfred Cako është një nga njerëzit që nuk e besojnë ekzistencën e koronavirusit mirëpo pavarësisht kësaj ai u infektua dy javë më p...
SHQIPËRI– Sistemi parauniversitar në vendin tonë rikthehet në bankat e shkollës, pas një jave mësim online, për shkak të motit të keq me dëborë e tem...
FUSHË KRUJË- Zbardhet rrahja barbare e Elvis Elezit! Pesë ditë pas pamjeve që bënë xhiron e të gjitha mediave, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim...
SARANDË-Një 61-vjeçar nga Saranda i identifikuar si Fatmir Sadiku, pretendon se është dhunuar dhe është shoqëruar nga Policia vetëm për shkak të bin...
Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që kryeministri Rama i ...
ITALI– Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 185 gram marijuanë.I riu u pikas nga policia italiane pasi sapo ai i pa ata ndryshoi...