Politike

Kuvendi/ Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer! Rudina, Gjoni dhe Murrizi shpërthejnë keq: Do ketë vrasje mafioze politike! Nuk shkojmë në BE me këtë maxhorancë! Spiropali: Atë që keni bërë ju, s’e kanë bërë as shovinistët

  • FT: Ups! Halit Valteri probleme me kostumin, e ndihmojnë gazetarët
  • Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta gjatë dotës së sotme. E para ihte deputetja Rudina Hajdari ajo që akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se nuk duan ta çojnë vendin drejt Bashkimit Europian. Hajdari tha se Rama e sheh veten si sultan në një model qeverisjeje turke, ndërsa Badha me një model rus.
    Featured image of article: Kuvendi/ Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer! Rudina, Gjoni dhe Murrizi shpërthejnë keq: Do ketë vrasje mafioze politike! Nuk shkojmë në BE me këtë maxhorancë! Spiropali: Atë që keni bërë ju, s’e kanë bërë as shovinistët Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari

    TIRANË– Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot pritet që të vijnën ë Shqipëri 8190 doza vaksinash nga kontrata që kanë me Pfizer. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Manastirliu tha se janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç më të mbrojtur për shkak të vaksinimit.

    Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta gjatë dotës së sotme. E para ihte deputetja Rudina Hajdari ajo që akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se nuk duan ta çojnë vendin drejt Bashkimit Europian. Hajdari tha se Rama e sheh veten si sultan në një model qeverisjeje turke, ndërsa Badha me një model rus.

    Pas saj, deputeti Ralf Gjoni paralajmëroi një vrasje mafioze politike kur tha se Shqipëria do të kthehet në Siçilinë e viteve ’70. Pas Gjonit ishte Murrizi ai që mori fjalën dhe foli për procesin e vaksinimit në vend. Murrizi tha se asnjëri prej politikanëve në Shqipëri nuk kanë parime për të mos marrë vaksinën ruse dhe kineze, ndërsa shtoi se po t’i kontrollosh natën, atyre u gjen të gjithëve fotografitën e Stalinit.

    Ministrja Elisa Spiropali akuzoi sot Opozitën, e cila sipas saj i ka bërë vendin atë që nuk do e bënin as shovinistët, duke e quajtur të inkriminuar. Spiropali shënjestroi Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim kur tha se Monika Kryemadhi po fut në lista bij prokurorësh të përzënë nga drejtësia (Bëhet fjalë për Ada Demirin, vajza e Skënder Demirit).

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al ju sjell më poshtë edhe pikat e rendit të ditës, që janë diskutuar dhe miratuar ditën e sotme.

    Kuvendi ka rrëzuar dekretin për prokurorimin publik. Ndërkohë është miratuar dhe zgjatja e afatit të Komisionit të Dick Marty me tre muaj. Anëtarët e rinj të bordit të RTSH po ashtu janë mirtuar gjatë seancës së sotme. Ndërkohë po ashtu është miratuar projektligji për pajisjen me karta identiteti pa afat skadimi për ata që kanë mbushur moshën 75 vjeç. Nga kjo marrëveshje mund të përfitojnë 150 mijë të moshuar që u ka skaduar apo janë në prag të skadimit të dokumentit të identifikimit.

    (f.m/dosja.al)

    • 12:39

      Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer

      Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza nga Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu u shpreh se janë vaksinuar në total 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe se procesi vazhdon.

      “Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit. Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot. Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit. Shumica dërrmuese janë qytetarë të zakonshëm” – tha Manastirliu. 

    • 11:55

      Murrizi: Parimorë të mëdhenj ju që nuk merrni vaksinën ruse e kineze, po t’ju kontrollosh natën në shtëpi, ju gjen fotografinë e Stalinit

      Deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se asnjë nga politikanët në Shqipëri nuk janë aq parimorë saqë të refuzojnë vaksinën kineze apo ruse. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Murrizi tha me ironi se po t’i kontrollosh politikanët nëpër shtëpitë e tyre, me siguri u gjen edhe fotot e Stalinit.  Murrizi tha se shqiptarët më 25 prill duhet tu japin apsrat politikanëve, përndryshe do të ikin edhe këta që janë këtu.

      Pjesë nga fjala e Murrizit:

      Myslym Murrizi: Si mund të hyjmë në Europë kur nga kjo maxhorancë. Ju duhet t’i thoni burgut hapu që keni shkruajtur një kontratë përluëse me Pfizer, për 500 mijë vaksina. Ta dinë shqiptarët që kontrata juaj me Pfizer mbaron në vitin 2022. Ju merrni kredi njëherë në dy seanca, do rregulloni ujësjellësin. Në emër të kujt i merrni këti kredi? Në emër të kujt? Të gjithë mendojnë fatin e keq, ah sikur ta kisha unë atë vaksinë. Parimorë të mëdhenj ju, nuk i doni vaksinat e rusëve. Ju po t’ju kontrollosh natën në shtëpi, ju gjen fotografinë e Stalinit. Ju dilni andej nga Rinasi dhe bëni si eskortë. Si mund të hyni në Europë? Ju detyrojnë ambasadorë të vende të ndryshme. E dëgjova me vëmendje zotin Gjoni, citoi një ambasador. I tha publikisht se sa bari dhensh vijnë të emëruar me punë. Unë shumë pak i ndjek se këta bëhen dynet nga gjuha. A nuk ishte me mua ti në takim kur ambasadori Bochardt na kërkoi të votonim? A e hapi më zërin e gojës? Punët e mira do t’i bëjmë edhe më mirë të gjithë bashkë më 25 prill. Po shqiptarët kush i ka lënë kaq kohë, kaq larg Europës. Shqiptarët më 25 prill duhet t’ju japin apsrat, përndryshe do të ikin edhe këta që janë këtu. Populli thotë nga toka e keqe largohu se të lë fëmijët pa bukë, nga njeriu i keq mos u largo por përballu.

    • 11:23

      “Është për të vënë duart kokës e të ulërasësh”, Ralf Gjoni sulmon ambasadorin britanik: shoku i Lulit dhe i Monës, që del lart e poshtë dhe flet për integrimin, Ky Këshilli i Integrimit mua më duket si ai filmi “Taulanti kërkon një motër”

      Deputeti Ralf Gjoni ka paralajmëruar një vrasje politike mafioze. Nga foltorja e Kuvendit, Gjoni tha se Shqipëria do të kthehet në Siçilinë e viteve ’70. Gjoni sulmoi edhe ish-ambasadorin Duncan Norman, të cilin e quajti mik të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. Pa i përmendur emër, Gjoni tha se ai del e flet për Integrimin në Bashkimin Europina kur vetë kanë dalë nga BE-ja.

      Pjesë nga fjala e Gjonit

      Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.

      Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

      Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kjo është pritshmëria e strukturave botërore që merren me sigurinë në Rajon. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit.

    • 11:17

      Spiropali sulmon Kryemadhin: Fut në lista bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia! As shovinistët s’do ta bënin këtë që Opozita u ka bërë shqiptarëve

      Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga fjala e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Spirapali tha se Kryemadhi po fut në lista bijtë e prokurorëve të larguar nga drejtësia, referuar Ada Demirit, vajzës së Skënder Demirit. Spiropali akuzoi edhe Opozitën teksa shton se ato që i kanë bërë ata Shqipërisë që e kanë quajtur të inkriminuar, nuk do ta bënin as shovinistët.

      “Dihet që Bashkimi Europian ka problemet e veta dhe kjo gjë nuk është ndonjë sekret. Për të mos folur më pas për luftën ndaj institucioneve. Në këto tre vite kemi bërë përpjekje të organizuara, jo sporadike. Nëse do vijojmë më tej për gjuhën dhe fyerjet. Edhe shovinistët serb nuk do ia kishin bërë Shqipërisë atë që i kanë bërë këta, e kanë quajtur vend të kriminalizuar. Nëse vazhdojmë pastaj me atë që kemi bërë ne… Po këta që takohen periferive të Tiranës e skutave, vajza e bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia. Po pse mo s’paska të rinj Shqipëria që shkoni e merrni bijtë e atyre të shkarkuarve. Por ky është një mesazh…për tu thënë që ne jemi me ju, do t’ju mbrojmë,”- tha Spiropali. 

    • 10:21

      Rudina Hajdari shpërthen në Kuvend: Rama do të jetë sultan, Basha do të kryesojë i vetmi, shpall armiq të gjithë bashkëpunëtorët

      Deputetja Rudna Hajdari ka akuzuar maxhorancën dhe Partinë Demokratike se kanë shkatërruar Shqipërinë duke mos i hapur asaj dyert drejt Bashkimit Europian. Në fjalën e saj, deputetja Hajdari tha se kryeministri Edi Rama pëlqen modelin turk të qeverisjes ku vetë sipas saj, dëshiron të ndihet sulltan. Ndërsa Basha, sipas Hajdarit pëlqen modelin rus të qeverisjes ku të quajë tradhëtarë të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

      “Imagjinoni një vend ku fëmijët marrin arsim cilësor në shkolla publike. Kanë laboratorë, kushte dhe ngrohje. Një vend ku ligji është i barabartë si për të pasurin e të varfrin, ku prokuroia është e gatshme të nisë hetimet për çdo kryetar të krimit të organizuar, një vend ku ka oaga dinjitoze dhe ku askush nuk detyrohet të largojë fëmijët e tij jashtë vendit për një të ardhme më të mirë. Unë jam një nga ata persona që është sulmuar pasi vendosa të rrija në Parlament, kur anëtarët e Partisë Demokratike e braktisën institucionin. Kur e pranova kisha në mendje këtë Shqipëri. unë e dija se braktisja e çdo institucioni na lë në baltë. Unë e di kjo nuk mjafton, nuk mjafton puna e një apo dy personave, duhet një vullnet politik, i të gjithë klasës politike. Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sultan. Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake. Këta nuk e duan procesin e integrimin sepse duan të grabisin  çdo gjë që ka vlerë në këtë vend. Pasi ta bëjnë të gjithë këtë, do jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë kështu, të babëzitur,”- tha Hajdari.

    • 10:00

      Mblidhet Kuvendi i Shqipërise! Rendi i dites

      Rendi i ditës:

      Në mbështetje të Urdhrit nr. 10, datë 18.2.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

      1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.02.2021
      2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
      3. Raport për veprimtarinë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2020 Paraqet raportin kryetari dhe zëvendëskryetari i KKIE-së Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
      4. Raport për veprimtarinë vjetore të Aleancës së Grave Deputete për vitin 2020. Paraqet raportin zëvendëskryetarja e Aleancës së Grave Deputete
      5. Raport mbi punën e Kuvendit me institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj për vitin 2020. Paraqet raportin Kryetari i Kuvendit
      6. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081 datë 23.02.2009 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.  Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) 
      7. Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”. Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) 
      8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”. Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
      9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe KFË Frankfurt AM Main (KfË) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”. Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
      10. Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
      11. Projektvendim “Për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”. Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) 
      12. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 71/2020 “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
      13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

    Shto Koment