Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt Kukësit, arrestohet 25-vjeçari nga Korça, shpallet në kërkim 19-v

22 Shkurt 2021, 08:29 Nga DOSJA
Transportonin emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt

TIRANË– Një 25-vjeçar me inicialet F. H., banues në Korçë, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se po kalonte emigratë të paligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, 25-vjeçari është kapur teksa po transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu është shpallur në kërkim 19-vjeçari me inicialet A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i 25-vjeçarit.

Njoftimi i policisë Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet, bazuar në informacionet e marra se një 25-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin :

F. H., 25 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit F. H. në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari ne tirane emigrante te paligjshem tirane arrestohet 25 vjecari ne tirane emigrante te paligjshem tirane

Sondazh

Poll