Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ Kush është 34-vjeçari i dënuar më parë që ‘priu’ dhunuesit e Elvis Elezit në Fushë Krujë, zbulohet

22 Shkurt 2021, 08:10 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Kush është 34-vjeçari i dënuar më

FUSHË KRUJË- Dosja.al ka zbardhur emrin e 34-vjeçari të shpallur në kërkim që akuzohet se ka organizuar dhe marrë pjesë në dhunimin e Elvis Elezit, ngjarje e ndodhur më 17 shkurt. Mësohet se bëhet fjalë për Gazment Kustën.

Kusta është shpallur në kërkim dhe rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Ai është dënuar më herët jashtë Shqipërisë për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërsa 31-vjeçari që është ndaluar, është Geart Bakalli. Këtij të fundit ju gjetën në banesë rrobat dhe makina që përdorën autorët për tu larguar. Ai akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja e rëndë u zbardh sot, pesë ditë pasi pamjet e dhunimit bënë xhiron e të gjitha mediave. Elezi u rrah teksa qëndronte në një lokal në lagjen Bakushe Visha në Krujë. Katër persona të maskuar dhe të armatosur u futën në lokal dhe dhunuan barbarisht Elezin. Vetë i dhunuari është një person me precedentë penalë dhe është kërcënuar më herët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje

Sondazh

Poll