Aktualitet

Shkak, prishja e pazareve të drogës/ Zbardhet rrahja barbare e Elvis Elezit në Krujë, shpallet në kërkim 34-vjeçari, arre

22 Shkurt 2021, 07:45 Nga DOSJA
Shkak, prishja e pazareve të drogës/ Zbardhet rrahja barbare e Elvis

FUSHË KRUJË- Zbardhet rrahja barbare e Elvis Elezit! Pesë ditë pas pamjeve që bënë xhiron e të gjitha mediave, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar të identifikuar si Gazmend Kusta, i cili akuzohet se ka qenë organizatori dhe ‘prijësi’ i katër personave që dhunuan Elezin në një lokal në Fushë Krujë.

34-vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë penalë dhe i dënuar më herët jashtë Shqipërisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, por identiteti i tij nuk dihet ende. Ndërsa një 31-vjeçar, i identifikuar si Geart Bakalli, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes.

Konkretisht në shtëpinë e Bakallit janë gjetur dhe sekuestruar disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar. 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

Përsa i përket shkaqeve të sherrit, Dosja.al ka mësuar se gjithçka ka nisur në Kroaci. 34-vjeçari i shpallur në kërkim, Gazmend Kusta, dhe i dhunuari Elezi njiheshin prej shumë vitesh. Të dy kanë punuar bashkë në Kroaci, në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike dhe janë arrestuar bashkë. Ata kanë vuajtur dënimin në të njëjtin burg në Kroaci, por pazaret mes tyre janë prishur. Mësohet se Elvis Elezi ka patur rolin e ‘korrierit’ të dorgës në grupin që kishin krijuar dhe për shkaqe që ende nuk dihen konkretisht, ka hyrë në konflikte me Kustën.

Të dy janë kthyer në Shqipëri pasi kanë vuajtur dënimin, por Kusta siç duket nuk e ka harruar konfliktin e vjetër. Me tre persona të tjerë, ai u fut më 17 shkurt i maskuar dhe i armatosur gjer në dhëmbë, duke dhunuar Elezin.

Elezi u rrah teksa qëndronte në një lokal në lagjen Bakushe Visha në Krujë. Katër persona të maskuar dhe të armatosur u futën në lokal dhe dhunuan barbarisht Elezin. Vetë i dhunuari është një person me precedentë penalë. Ai ka qenë dënuar më herët në Kroaci për trafik të lëndëve narkotike, e ka vujatur dënimin dhe është kthyer në Shqipëri, por telashet nuk i janë ndarë. Elezit mësohet se i është bërë edhe një tjetër kërcënim më herët. Para një viti, i kanë vendosur një eksploziv në banesë, ngjarje që ka përfunduar me dëme materiale.

Videoja e dhunimit:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2021, 20:05

ISLANDË– Zhvillime nga hetimet për vrasjen e Armando Beqirit në prangun e shtëpisë në Islandë. Policia islandeze ka liruar nga paraburgimi një prej p...