Aktualitet

“Nga komisariati më çuan në spital”/ Qytetari DENONCON me emra shoqërimin nga policia: Më sulmojnë se jam i djathtë,

22 Shkurt 2021, 07:22 Nga DOSJA
“Nga komisariati më çuan në spital”/ Qytetari

SARANDË-Një 61-vjeçar nga Saranda i identifikuar si Fatmir Sadiku, pretendon se është dhunuar dhe është shoqëruar nga Policia vetëm për shkak të bindjeve të tij të djathta politike. I moshuari bën të ditur se efektivët e kanë ndaluar në orën 20:30, kur ai po ndalonte te lokali i mikut të tij.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, 61-vjeçari pretendon se është i sëmurë nga zemra, dhe gjendja e tij është përkeqësuar gjatë shoqërimit, dhe për këtë shkak është dërguar në spital, ndërsa shton se policët që u përballën me të ishin dhe vetë pa maska.

Sadiku shkruan se kërkon mbrojtje nga mediat dhe strukturat e PD-së pasi e kanë shoqëruar në komisariat pasi është i djathtë.

POSTIMI:

Dje rreth ores 20.30 minuta mbasi isha smur kisha ndaluar te miku im .ne lokal isha vetem un me drita fikur ne erresir pavarsisht se kishte kalur fasha e orarit .jasht leviznin makina e kembesor kjo duket nga vidjoja oficeri policis ben hasanbega me drejtohet pa mask dhe me thot e kam vetem me ti .i thom dakort por te lutem ver masken nuk pranoi dhe me mori focerisht e me coi ne komisarjat ne komisarjat gjendja ime shendetsore rendohet dhe andej me cojn ne spital ku mora dhe mjekimin arsieja e vetme esht se un jam i djatht dhe kete e din te gjith ju lutem te gjitha medjave strukturave te Pd te na brojn nga keta bandit e kriminel e trafikant qe kan pushtuar policin shqiptare

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i qytetarit fatmir sadiku denoncimi i qytetarit fatmir sadiku

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2021, 20:05

ISLANDË– Zhvillime nga hetimet për vrasjen e Armando Beqirit në prangun e shtëpisë në Islandë. Policia islandeze ka liruar nga paraburgimi një prej p...