Bota

Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi flet për dështim të protestave

22 Shkurt 2021, 07:21 Nga DOSJA
Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi flet për

BJELLORUSI“Ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’iu kundërvënë dhunës së regjimit ndaj demonstruesve. Ata kanë armët, ata kanë forcën. Kështu që për momentin duket se ne kemi humbur,”– tha Svetlana Tichanovskaya për gazetën zvicerane “Le Temps”.

Sidoqoftë lidererja e opozitës bjelloruse nuk dëshiron të heqë dorë. Rruga drejt demokracisë po zgjat më shumë sesa ishte planifikuar. Opozita tani po ndërton strukturat “për betejat e nesërme”.

“Strategjia jonë është që të organizohemi më mirë dhe ta vëmë regjimin nën presion të vazhdueshëm derisa njerëzit të jenë gati përsëri, ndoshta në pranverë,”– tha Tichanovskaya.

Që nga zgjedhjet presidenciale në gusht 2020 në Bjellorusi kanë dalë në rrugë dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës për të protestuar kundër kreut autoritar të shtetit Alexander Lukashenko, i cili qeveris vendin që nga viti 1994. Opozita e akuzon atë për mashtrim masiv zgjedhor. Forcat e sigurisë kanë goditur vazhdimisht demonstruesit. Mijëra vetë janë arrestuar dhe thuhet se janë keqtrajtuar rëndë.

Tichanovskaya,e cila garoi kundër Lukashenkos në zgjedhje, ka emigruar jashtë vendit si shumë politikanë të tjerë të njohur të opozitës. Ajo aktualisht jeton në Lituani. Në intervistën për “Le Temps” ajo tha se së shpejti do të vizitojë Zvicrën, sepse dëshiron të lobojë tek qeveria në Bernë për të ngrirë pasuritë e mundshme të Lukashenkos në Zvicër.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne bjellorusi svetlana tichanovskaya protestat ne bjellorusi svetlana tichanovskaya

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 06:11

Pse u besojnë njerëzit lajmeve të rreme?

Jacqueline F. ra pre e një lajmi të rremë në Instagram në vitin 2019. Oficerët e policisë keqtrajtuan dhe varën protestuesit në stacionet e metrosë në Kili, sip...

Bota 21 Shkurt 2021, 22:13

Kthimi në vendlindje për t’i ndihmuar romët

Bëri mijëra kilometra që të vijë në Prizren dhe të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Orhan Galushi ka 35 vjet që është larguar nga vendlindja dhe jeton në Holan...