Bota

Kryeministri në detyrë Hoti reagon ashpër: Ndërhyrja në këto zgjedhje është e papranueshme

21 Shkurt 2021, 21:44 Nga DOSJA
Kryeministri në detyrë Hoti reagon ashpër: Ndërhyrja në

KOSOVË-Partitë boshnjake ka marrë shtatë mijë vota më shumë se herën e kaluar, në zgjedhjet parlamentare, edhe në zona kur nuk ka pasur banorë të këtij komunitetit. Sipas Insajder, kjo ka sjell dyshime se Lista Serbe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për ulëset e garantuara, në mënyrë që t’i kontrollojë rreth dy të tretat e deputetëve të pakicave.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka thënë subjektet politike të vendit asnjëherë nuk kanë pasur tendencë të ndërhyjnë në zgjedhjen e përfaqësuesve të komuniteteve. Sipas tij, duket qartë që ka një ndërhyrje dhe kjo është e papranueshme, sepse bie në kundërshtim me parimet e Kushtetutës.

“Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë duhet të jenë të zgjedhur nga komunitetet përkatëse pa asnjë ndërhyrje, siç ka qenë në legjislaturat paraprake dhe siç e përcakton fryma e kushtetutës. Ndërhyrja që duket qartë se ka ndodhur në këto zgjedhje është e papranueshme, sepse bie ndesh me parimet dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Lajmi kryesor: Kosova pas zgjedhjeve, brenda PDK-së kërkohet përgjegjësi për humbjen e thellë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll