Bota

NHS-ja në Britaninë e Madhe merr vendim, personat me HIV do të vaksinohen kundër Covid-19 në fazën e gjashtë

21 Shkurt 2021, 22:05 Nga DOSJA
NHS-ja në Britaninë e Madhe merr vendim, personat me HIV do të

BRITANI E MADHE-Personat që janë të sëmurë me HIV në Angli do të vaksinohen kundër Covid-19, pa i treguar mjekut të përgjithshëm sëmundjen që vuajnë në mënyrë që të marrin përparësi.

Sipas TheGuardian, këta persona do të vaksinohen në fazën e gjashtë të shpërndarjes, pas personave të moshës mbi 65 vjeç. Ekziston frika se disa njerëz me HIV, që mund të jenë pozitiv me Covid-19, ka mundësi të përfundojnë duke pritur me muaj për të marrë dozat, pasi disa nuk i tregojnë mjekut të tyre të përgjithshëm për shkak të frikës.

Pas shqetësimeve të ngritura nga aktivistë dhe ekspertë, Shërbimin Shëndetësor Kombëtar  (NHS) në Anglia ka ndryshuar politikën e saj, duke lejuar klinikat e HIV-it të referojnë pacientët për një vaksinë pa njoftuar mjekun e tyre të përgjithshëm.

Lajmi kryesor:COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur në botë, SHBA mban vendin e parë edhe pse ka raportuar numrin më të vogël të shtrimeve në spitale

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 na britanine e madhe vaksinimi i personave me hiv ne angli covid-19 na britanine e madhe vaksinimi i personave me hiv ne angli

Sondazh

Poll