Bota

Jep dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri: Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komun

21 Shkurt 2021, 20:33 Nga DOSJA
Jep dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri:

KOSOVË-Një tjetër anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka hequr dorë nga posti i tij. Sipas Gazeta Express, Hysni Gërguri ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita si kryetari i  degës së LDK-së në Vushtrri. Me anë të një postimi në Facebook, Gërguri ka thënë se e ka marrë këtë vendim, pas rezultati të dobët në zgjedhjet nacionale në komunën e Vushtrrisë.

Po ashtu, ai ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së dhe ka njoftuar se do të jap dorëheqje edhe nga detyra e asambleistit të Kuvendit Komunal në Vushtrri.

”Falënderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnik te LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vite sa isha Kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Jap dorëheqje edhe nga asambleisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për ta dëshmuar edhe njëherë, që në funksione të LDK-së, nuk kam qëndruar për interesa të ngushta personale,sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për mua ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal. Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do ti qëndroj besnik LDK-së,”-ka thënë ai.

Postimi i plotë: 

”Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës). Unë e kam marrur udhëheqjen e Degës në gjendje shumë të rëndë në vitin 2010, me shumë grupacione, pas thyerjes së Degës në vitin 2004 dhe humbjes “në tavolinë “, te pushtetit Komunal edhe pse LDK e ka patur të fituar deri në vitin 2007, si dhe pas thyerjes së LDK-së në nivelin qendror në vitin 2006. Bashkërisht me strukturat e mirëfillta kemi arrijtë që ta stabilizojmë Degën, duke ju dhënë hapësirë të gjithëve, në veçanti të rinjëve dhe femrës dhe si rezultat i kësaj i fituam zgjedhjet Komunale në vitin 2017. Pa modesti vlen te thekësoj kontributin financiar për Degën të cilën gjë e dijnë qytetarët e Vushtrrisë dhe niveli qendror i LDK- së, kontributin financiar për Sportin e Vushtrrisë, kontributin 40 vjeqar si mjek dhe si Specialist -Radiolog, kontributin në sindikatën e pavarur në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri nga viti 1990,pastaj si Drejtor Komunal për Shëndetësi në pushtetin e atëhershëm paralel, si dhe kontributin tim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999. Falenderoj me respekt e nderim të gjithë përkrahësitë e mi, jo vetëm në këto zgjedhje që më mbështetën me votën e tyre e cila për mua do të mbetet gjithmonë si një vlerësim i shenjët. Falenderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnik te LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vite sa isha Kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Jap dorëheqje edhe nga asambleisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për ta dëshmuar edhe njëherë, që në funksione të LDK-së, nuk kam qëndruar për interesa të ngushta personale,sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për mua ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal. Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do ti qëndroj besnik LDK-së. Me respekt nga Dr. Hysni Gërguri,”-ka shkruar ai. 

 

 

Isa Mustafa më 15 shkurt, ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dorëheqja e Mustafës ka ardhur për shkak të humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë. Pas Mustafës është dorëhequr e gjithë kryesia e LDK-së.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dorrheqja e mustafes hysni gërguri dorrheqja e mustafes hysni gërguri

Sondazh

Poll