Bota

Numërimi i votave të diasporës/ GERMIN: Aprovohen mbi 18 mijë, 7 mijë të tjera cilësohen të pavlefshme

21 Shkurt 2021, 20:50 Nga DOSJA
Numërimi i votave të diasporës/ GERMIN: Aprovohen mbi 18

KOSOVË-Organizata jo-qeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar raportin e verifikimit të zarfeve me fletëvotime nga diaspora.

Sipas Gazeta Express, deri më tani janë aprovuar 18,731 vota dhe janë shpallur të pavlefshme 7,670 të tjerë. Mësohet se KQZ-ja ka hapur 14,930 pako ose 34.36 për qind të totalit të tyre. Nga të gjitha votat e shqyrtuara deri më tani, janë verifikuar 70,95 % e votuesve.

Arsyet e refuzimit të këtyre votave janë të ndryshme. Sipas Organizatës Germin, bëhet e ditur se 2 mijë e 805 votues janë refuzuar për shkak se nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2 mijë e 76 votues janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të pa identifikueshëm, 333 kanë dërguar fletëvotime 2 herë dhe 310 kanë dërguar dokumente jo-të sakta.

Lajmi kryesor:Kosova pas zgjedhjeve, brenda PDK-së kërkohet përgjegjësi për humbjen e thellë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora rezultati i votave te diaspores ne kosove zgjedhjet ne kosve rezultati i votave te diaspores ne kosove zgjedhjet ne kosve

Sondazh

Poll