Bota

Pak ditë më parë dërgoi për kërkime anijen “Cesme”, Turqia nuk ndalet, akuzon Greqinë: Ajo po i rrit tensionet

21 Shkurt 2021, 19:33 Nga DOSJA
Pak ditë më parë dërgoi për kërkime anijen

TURQI-Ankaraja ka akuzuar Athinën se po rrit tensionet ne Egje. Sipas mediave grek, anëtarë nga Ministria Turke e Mbrojtjes, kanë vënë në dukje se Greqinë për kryen  operacione kërkimi me nëndetëse midis Kretës dhe Peloponezit. Ata kanë sjell në vëmendje dhe nisjen e kërkimeve të anijes Cesme, por e kanë quajtur atë të ligjshme.

“Cesme ka filluar punën e saj në Egje! Të cilat janë të ligjshme. Në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Ato nuk kanë të bëjnë me kërkime nënujore dhe nuk shkelin Protokollin e Bernës të vitit 1976! Greqia po rrit tensionet në Egje me ushtrime dhe operacione nëndetëse. Greqia kishte bërë kërkime të ngjashme midis Kios dhe Ikarisë në dhjetor 2000 me anijen e Marinës Greke Nautilus. Pas 25 janarit, Greqia ka kryer operacione nëndetëse midis Kretës dhe Peloponezit, pasi me një Navtex të ri më 18 shkurt, operacionet e nëndetëseve filluan në Kretën veriore me një datë të skadimit të panjohur,“-thuhet në reagimin e Turqisë. 

Po ashtu, ata kanë folur dhe për stërvitjet e Forcave të Armatosura Greke, pas datën 25 janar, duke e quajtur atë një provokim. Sipas tyre Greqia duhet të shmangë këto veprime dhe të përpiqet të zgjidh problemet përmes takimeve dhe dialogut.

“Greqia pas 25 janarit (data e eksplorimit) zhvilloi stërvitje në veri të Skyros (Keravnos-21) me pjesëmarrjen e 20 anijeve dhe forcave ajrore. Ai lëshoi ​​NAVTEX për kërkime me nëndetëse midis 10-17 shkurt dhe kishte zona që përfshijnë ujërat territoriale të ishujve të tilla si Lemnos, Lesvos, Chios, Psara, Kastelorizo, Ikaria, Agios Efstratios dhe Samothrace të cilat duhet të jenë në regjimin e çmilitarizimit. Në praktikë dhe me kërkime reale që do të ndodhin midis 17 Mars dhe 17 Prill, u përfshinë ishujt Lemnos, Agios Efstratios, Lesvos, Kastellorizo, Samothrace dhe Chios, të cilat duhej të çmilitarizoheshin. Kjo tregon se Greqia po përpiqet të rrisë tensionin. Greqia duhet të shmangë veprimet dhe retorikën që rrit tensionin dhe të përpiqet të zgjidhë problemet përmes takimeve dhe dialogut të ndershëm,”-thuhet në reagim.

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje. Ky veprim ka rritur sërish tensionet ku Greqia ka akuzuar Turqinë se ky është një provokim dhe në rast se nuk tërhiqen nuk ka vend për dialog. Por, anija 1 javë më parë është kthyer në port, duke shënuar  kështu një tërheqe nga ana e Turqisë. Sakaq, pak ditë më parë Turqia ka lëshuar një Navatex, për të dërguar anijen e saj Cesme për lundrime në Egje, veprim ky që solli reagimin e Greqisë.

 (k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tensionet greq-turqi tensionet greq-turqi

Sondazh

Poll